E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Haaland ka një klauzolë që do ta lejojë atë të zgjedhë klubin e tij të ardhshëm

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland së fundmi ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2034 duke befasuar të gjithë me kohëzgjatjen e saj.

Sipas mediumit Fichajes, marrëveshja e re e Haaland përfshin një klauzolë që i lejon atij të zgjedhë klubin e tij të ardhshëm, duke i dhënë sulmuesit norvegjez më shumë kontroll mbi të ardhmen e tij.

Klubet evropiane, duke përfshirë Real Madridin, Barcelonën dhe PSG-në, mbeten të interesuara për Haaland, nëse ai vendos të largohet nga Etihad.

Megjithatë, klauzola e largimit të Haaland thuhet se nuk mund të hyjë në funksion apo të përdoret para vitit 2029.

24-vjeçari ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 31 ndeshje për Manchester City këtë sezon.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm