E diel, 16 Mars, 2025
10.8 C
Skopje

Hailey Bieber pëlqeu një video tallëse të Selena Gomez, rrjeti po “vlon” duke e kritikuar

Rrjeti po “vlon” nga diskutimet, pasi Hailey Bieber pëlqeu një video në TikTok, përmes secilës një përdoruese “tallej” me një set fotografik që kishte realizuar Selena Gomez dhe i fejuari i saj Benny Blanco.

Këtë e bëri të ditur krijuesja e videos e cila kishte publikuar videon derisa ndau edhe një ‘srenshoot’ të postimit të pëlqyer nga llogaria e verifikuar e themelueses së Rhode.

Përdoruesja me llogarinë @courtneypresto e kishte bërë postimin më 14 shkurt.

Në këtë postim, ajo e kishte kritikuar Selenën për setin fotografik, megjithatë, vlogerja pohon se ishte edhe më e rëndë që Hailey e kishte pëlqyer videon, që tregonte se e miratonte talljen.

Sidoqoftë, ajo beson se ky veprim i modeles e konfirmon se rivaliteti i tyre është ende i qartë.

Përdoruesit në rrjetet sociale më pas i kanë reaguar ashpër Hailey-t, duke e kritikuar.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm