E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Hajduti hyn ta grabisë, pronarja: Prit sa të pi çajin

Grabitësi hyn në dyqan, i kërkon punonjësit të japë të gjitha lekët që ka, por përgjigja që jep kjo pronare është bërë virale në internet. Por në fakt është pikërisht përgjigja e Karamjit Sangha që shpëtoi dyqanin nga vjedhja, por edhe ajo shpëtoi pa u dëmtuar.

Sangha ishte ulur pas banakut të dyqanit, duke shijuar një filxhan çaj kur Stuart Gleeson, hyr me një thikë në dorë duke e kërcënuar, raporton Hull Daily Mail.  Gleeson i kërkon të gjitha paratë që ka por përgjigja e Sangha ishte: “Prit sa të pi çajin!”.

Stuart Gleeson u dënua me 5 vjet burg për grabitje në tentativë
Stuart Gleeson u dënua me 5 vjet burg për grabitje në tentativë

Grabitësi i kërkoi që ajo të linte çajin dhe ti jepte paratë, por gruaja mori një thikë duke e kërcënuar që të largohej. Grabitësi u kap menjëherë më pas, dhe u dënua me 5 vjet burg për grabitje në tentativë dhe armë të ftohtë – thikë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm