Katër ushtare izraelite që ishin kapur nga forcat e Hamasit janë liruar dhe rikthyer në Izrael.
Në këmbim të kësaj, Hamasi i kërkoi Izraelit të lirojë 200 palestinezë që po i mban në burgje.
Sipas Asocciated Press, ushtaret femra u transportuan përmes turmës në Gaza, për t’iu bashkuar më pas ekipit të Kryqit të Kuq.
Pak më vonë, Izraeli liroi 200 të burgosurit, në kuadër të armëpushimit që po respektojnë të dy vendet.(Indeksonline)