E shtunë, 25 Janar, 2025
2.8 C
Skopje

Hamasi miraton listën me 34 pengje izraelite për negociata? – Zyra e Netahyahut e mohon

Sipas Reuters, duke cituar një zyrtar të Hamasit të paidentifikuar, grupimi i militantëve palestinezë ka miratuar një listë fillestare izraelite prej 34 pengjesh, që do të lirohen si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi që po negociohet aktualisht në Doha, Katar.

Hamasi ka ende 100 pengje; 7 prej tyre janë amerikanë.

Por, nga ana tjetër, zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë pretendimet e fundit se një listë e pengjeve izraelite që do të liroheshin ishte transmetuar nga Hamasi, sipas Haaretz.

Si pjesë e negociatave që rifilluan së fundmi në Doha me synimin për të përfunduar një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, lëvizja palestineze njoftoi më herët këtë të dielë se do të kishte miratuar lirimin e një liste prej 34 personash që ende mbahen peng në enklavën palestineze.

Megjithatë, pak çaste pasi Reuters publikoi këtë informacion, zyra e kryeministrit izraelit bëri me dije se një listë e tillë “nuk është transferuar ende” në Tel Aviv.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm