E mërkurë, 19 Mars, 2025
-3.2 C
Skopje

Hamasi: Pranojmë vetëm planin e vendeve arabe për rindërtimin e Gazës

Zëdhënësi i organizatës palestineze Hamas, Hazem Kasem, tha sot se grupi do të pranojë vetëm planin e vendeve arabe për rindërtimin e pasluftës të Gazës, që do të marrë mbështetje nga palestinezët në enklavë.

“Pozicioni ynë është i qartë – të gjitha planet për të ardhmen e Gazës… duhet të arrihen përmes konsensusit kombëtar dhe ne do ta lehtësojmë procesin,” tha Kasem për agjencinë turke Anadolia.

Ai shtoi se, sa i përket planeve për Gazën e pasluftës, “Hamasi nuk duhet domosdoshmërisht të jetë pjesë e këtyre marrëveshjeve dhe as nuk është i interesuar të përfshihet fare në to”.

Kasem tha gjithashtu se Hamasi nuk do të ishte “një pengesë për çdo marrëveshje të arritur me konsensus kombëtar, i cili do të çonte në fillimin e rindërtimit” të Gazës.

Ai shtoi se palestinezët “janë të aftë të gjejnë qasje të bazuara në konsensus me mbështetjen arabe për ta arritur këtë qëllim”.

Udhëheqësit arabë, të cilët u takuan sot në Kajro, njoftuan pranimin e planit egjiptian për të ardhmen e Rripit të Gazës dhe i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve financiare që ta mbështesin shpejt atë, njoftuan mediat britanike më herët sot.

Egjipti prezantoi planin e tij për Gazën në këtë samit arab, i cili do të margjinalizonte Hamasin dhe do të krijonte autoritete të përkohshme nën sundimin e vendeve arabe, myslimane dhe perëndimore.

Plani kundërshton iniciativën e presidentit amerikan Donald Tramp, i cili propozoi krijimin e një “Riviere të Lindjes së Mesme”, një projekt që përfshin zhvendosjen masive të palestinezëve dhe rindërtimin amerikan të Gazës

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm