Hamilton ka arritur të fitojë garën problematike të Interlagos duke lënë pas Nico Rosberg. Një garë e karakterizuar nga shiu që nuk ndali për asnjë moment duke e bërë të pamundur për pilotët të japin më të mirën e tyre. Hamilton nuk e vuri asnjëherë në dyshim vendin e parë, ndërsa Rosberg u parakalua nga Verstappen në një moment të garës, por strategjia e gabuar e këtij të fundit bëri që gjermani të ruajë vendin e dytë. Verstappen ishte ai që e bëri të bukur këtë garë me parakalimet e tij të çmendura në të gjitha kthesat e pistës. Rosberg gjatë gjithë kohës është treguar i kujdesshëm në përpjekje për të mos dalë nga gara, diçka që do t’i kishte kushtuar shumë. Më poshtë keni lajmin e gjysmës së parë të garës:
Pas flamurit të kuq, i cili zgjati për më shumë se gjysmë ore, makinat dalin sërish në pistë në orën 19:02 për të provuar edhe njëherë nëse është e mundur të garohet megjithëse shiu vazhdonte të binte. Pas disa xhirove me safety car, gara rifillon dhe Verstappen tregohet menjherë agresiv nga vendi i tretë dhe arrin të kalojë Rosberg në kthesën e tretë të xhiros së 32-të. në xhirot në vazhdim është Vettel nga vendet e mesit që arrin të rikuperoje më shumë pozicione teksa Verstappen i afrohet ndjeshëm Lewis Hamilton por bën një gabim në fund të xhiros së 38 por për mrekulli ka arritur të mbajë kontrollin e makinës duke mbajtur edhe vendin e dytë.
Është ai që po mban gjallë këtë garë shumë të vështirë. Ndërkohë Vettel vazhdon rikuperimin e pozicioneve duke bërë edhe një duel të bukur ish-kampionësh me Fernando Alonso. Tjetër flamur i verdhë dhe rifutet safety car në xhiron e 49 kur Massa aksidentohet me makinën që ndalon në hyrje të pit stop-eve. Dhe teksa psita po bëhet gati të rifillojë gara duke pastruar Felipe Massa-s i jepet mundësia t’i thotë lamtumirë Interlagosit, ku ai garon për të fundit herë. Safaty Car më në fund lejon garën të rifillojë në xhiron e 56-të. Teksa nuk ka ndryshime në dy vendet e para, Verstappen po afrohet sërish duke synuar vendin e podiumit. Diçka që e arrin në xhiron e parafundit pas një parakalimi spektakolar.