E martë, 3 Dhjetor, 2024
8.8 C
Skopje

Hapet këndi i fëmijëve dhe furra për bukë në burgun e Kumanovës

Gjithsej 220 persona të privuar nga liria do të kenë interes nga furra e re për bukë në INP Burgun Kumanovë, ndërsa rreth 90 fëmijë do të kenë mundësi ta përdorin këndin e fëmijëve gjatë vizitës së prindërve të tyre dhe anëtarëve të familjes.

Siç informon Këshilli i Evropës, këndi i pajisur për fëmijë dhe furra e bukës kanë një vlerë totale mbi 17 mijë euro. Ato sigurohen përmes programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të sistemit penitenciar në Maqedoninë e Veriut” në bashkëpunim me Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksionet, si dhe INP Burgun Kumanovë, të cilët kontribuan duke lyer këndin e fëmijëve.

Shtefen Hudolin, udhëheqës për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së në Maqedoninë e Veriut, tha se prioritet duhet të jetë përmirësimi i menaxhimit dhe mbikëqyrjes së burgjeve, si dhe profesionalizimi i punonjësve, ofrimi i kujdesit shëndetësor dhe lufta kundër trajtimit të papërshtatshëm.

Drejtoresha e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Jovica Stojanoviq, tha se ky aktivitet është pjesë e aktiviteteve të Drejtorisë për Përmirësimin e kushteve të burgjeve, në kuadër të përpjekjeve më të gjera të Këshillit të Evropës.

Tanja Rakushiq-Haxhiq, udhëheqëse e Departamentit për Bashkëpunim për Policinë dhe Heqjen e Lirisë, Këshilli i Evropës, theksoi se ky donacion synon të mbështesë riintegrimin e njerëzve pas vuajtjes së dënimit me burg.

Këndi i fëmijëve në Burgun e INP-së në Kumanovë është i treti i këtij lloji, pas burgjeve në Shtip dhe Prilep, të cilat u mbështetën edhe nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës. Kjo nismë pasqyron angazhimin e autoriteteve për të zbatuar rekomandimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në lidhje me nevojat e fëmijëve, prindërit e të cilëve janë duke vuajtur dënimin me burg. Dy vite më parë u pajisën gjashtë autoambulanca të burgjeve, krahas trajnimeve të ofruara, krijimit të Strategjisë Kombëtare të Ndëshkimeve dhe dokumenteve të tjera të rëndësishme.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm