Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Muri i Berlinit ndaloi lirinë e lëvizjes në Gjermani për gjysmë shekulli, por rënia e tij në 1989 dhe bashkimi zyrtar në 1990 shënoi një moment të rëndësishëm.
“Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribuuar në paqe dhe stabilitet në botë. Kosova e sheh Gjermaninë si model zhvillimi, mikun e madh dhe aleatin strategjik në Evropë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka theksuar se populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës qeverisë dhe popullit gjerman, për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
Ndryshe, Muri i Berlinit u ndërtua në vitin 1960 dhe u rrënua në vitin 1989.
Ai u ndërtua nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore nën komandën e Moskës për të parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëve nga blloku lindor në perëndim.