E premte, 8 Nëntor, 2024
4.8 C
Skopje

Haradinaj: Kurti po tenton “ta fsheh marrën”, Asociacioni të trajtohet seriozisht nga Kushtetuesja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë për Ekonomia Online se drafti i statuti të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk është i mirë dhe se i njëjti duhet të marrë trajtim serioz nga Gjykata Kushtetuese.

Kreu i AAK-së konsideron se kryeministri Albin Kurti po tenton “ta fsheh marrën” që sipas tij, e ka bërë gjatë qeverisjes së tij katërvjeçare. Haradinaj ka thënë se Asociacioni është pranuar nga krerët e shtetit me letrën e dërguar në Këshillin e Evropës.

“Ndoshta ka folur për Albinin se Albini po ja imponon se ai e ka pranuar edhe siç e dimë e ka pranuar krejt sistemi politike i Kosovës atë edhe i shkruan Këshillit të Evropës. Pak a shumë kjo nuk është serioze sjellja e tij, si ajo shprehja ‘as asi as ksi’. Nuk është ashtu, për fat të keq vetë qeveria e kryeministri e kanë pranuar. Është e vërtetë që ky draft nuk është i mirë, pra drafti që kemi sot propozim nga BE-ja nuk është i mirë. Ai meriton trajtim serioz nga Gjykata Kushtetuese. Jemi në zgjedhje dhe don që ta fshehin marren edhe ato që i kanë bërë, gabimet që i kanë bërë që e kanë udhëhequr dialogun. I kanë lutur për shumë kohë Amerika pikërisht Konjufcen, Kurtin e këtë që të japin një propozim nuk e kanë dhënë”, ka thënë ai.

Ish-kryeministri Haradinaj e ka quajtur pasardhësin e tij si “amator në politikë”, i cili sipas tij për efekt elektoral ka harruar temat madhore.

“Fatkeqësisht tash kemi propozime të BE-së, këta po dëshirojnë që të fshehin këtë faj është faji i tyre realisht. Kurti nuk e ka kuptuar, nuk ka strategji të vetën, ai nuk është strateg, ai shihet që është një amator në politikë. Ai i ka mbivlerësuar këtë fitore ditore për shkak të pak votave i ka harruar sa e rëndësishëm është NATO, çka do të thoshte për Kosovën sikur të anëtarësoheshim në NATO. Do të zgjidhej çështje e sigurisë e rendi dhe ligjit në gjithë Kosovën e në veri, do ta bënim një kthesë të madhe ekonomike, politike gjithanshme. Gjitha këto zgjedhje të tij kanë shkaktuar shumë pasoja, përfshirë edhe sanksionet”, ka thënë Haradinaj.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm