E martë, 3 Dhjetor, 2024
8.8 C
Skopje

Haradinaj: Në javën e parë do ta çoj draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një intervistë për televizionin “Klan Kosova” të hënën, ka thënë se draft-statutin e propozuar nga Bashkimi Evropian (BE) për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, madje në javën e parë të mandatit qeverisës.

“Unë javën e parë e çoj [draft-statutin] në Gjykatën Kushtetuese. Menjëherë”, ka deklaruar ai, derisa ka shtuar se dërgimi i draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do t’i hapë rrugë Kosovës drejt anëtarësimit në NATO. “Kam hulumtuar për mundësinë e rihartimit të draft-statutit, por e kemi humbur rastin”.

“Kosova duhet të jetë e shkathët, duhet të përdorë një strategji të shpejtësisë së dritës, për t’ua hequr të gjitha arsyet kundërshtarëve për anëtarësim në NATO, posaçërisht nëse e kemi garancën e amerikanëve. Mënyra që Kosova t’u shpëtojë rreziqeve është hyrja në NATO”, ka shtuar kreu i AAK-së, i cili synon të vije në krye të ekzekutivit.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje vitin e kaluar për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të dialogut. Në një mënyrë elegante është pranuar edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke siguruar “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit” për minoritetin serb shumicë në pjesën veriore të vendit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm