Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Turqia ka qenë gjithmonë përkrahëse e pakursyer e Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.
Këtë, Haradinaj e ka thënë pasi që ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Turqisë.
“Pata kënaqësinë që me ftesë të ambasadorit turk në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, të marr pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë. Theksova miqësinë e përhershme dhe të fortë që lidh shtetin tonë me Turqinë, e cila gjithmonë ka qenë përkrahëse e pakursyer në të gjitha proceset e shtetndërtimit”, ka shkruar Haradinaj.
Ambasadorit turk në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, theksoi se i shprehu urimet më të përzemërta në këtë ditë më rëndësi për shtetin dhe popullin turk, me dëshirën për prosperitet dhe paqe.
Turqia është një nga vendet që e ka përkrahur vazhdimisht Kosovën. Ankaraja është nga shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Së fundmi, Kosova ka blerë pajisje ushtarake nga Turqia, siç janë dronët “Bayraktar TB2”.