E enjte, 7 Nëntor, 2024
2.8 C
Skopje

Harris i shkruan letër komunitetit maqedonas në SHBA

Duam t’i japim respekt ndikimi të madh dhe kukturës së pasur që komuniteti maqedono-amerikan ia ka sjellë kombit tonë. Muaji i kaluar ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse është shënuar pavarësia e Republikës së atëhershme të Maqedonisë nga Jugosllavia më 8 shtator të vitit 1991 – arritje e shkëlqyer që e mishëron qëndrueshmërimnë dhe synimin e përhershëm si vendi i vetëm që i ka arritur pavarësinë e saj dhe lirinë në rrugë të qetë, thekson nënpresidentja amerikane dhe kandidate për shefe të shtetit Kamala Harris në letrën dëguar Diasporës së Bashkuar Maqedonase (OMD).

Para disa javëve, Diaspora e Bashkuar Maqedonase (OMD), ka dërguar një pyetësor deri te fushatat e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Tramp dhe deri te nënpresidentja aktuale Kamala Harris me prioritete dhe kërkesa relevante nga komuniteti maqedono-amerikan.

Kjo, siç theksojnë nga OMD, është mundësi që drejtpëdrejt të dëgjohet nga kandidatët presidencialë për pështje që janë të rëndësishme për amerikanët maqedonas.

“Pyetjet që kanë të bëjnë me shpalljen e muajit shtator si muaj i trashëgimisë maqedono-amerikane, forcimin e dialogut strategjik dhe partneritetit ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë, një marrëveshje potenciale për taksimin e dyfishtë ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë, si dhe përfshirjen e Maqedonisë në program për heqjen e vizave për SHBA-në.

Vlerësohet se mbi gjysmë milioni amerikanë me origjinë maqedonase jetojnë në SHBA.

OMD, një organizatë jopartiake, jopolitike dhe joqeveritare, nuk mbështet dhe nuk mund të mbështesë kandidatët politikë për poste publike. Si një zë udhëheqës për maqedonasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, OMD edukon politikëbërësit për çështje me interes për maqedonasit dhe ndarja e përgjigjeve që marrim janë të një natyre informative dhe nuk përfaqësojnë mbështetje ose inkurajim të njërit apo tjetrit kandidat, Maqedonisë” njoftoi Diaspora e Bashkuar Maqedonase.

OMD mori një letër nga zëvendëspresidentja Kamala Harris. Më poshtë është letra e Harrisit e plotë.

“Për komunitetin maqedono-amerikan:

Me kalimin e shtatorit, muajit dedikuar trashëgimisë maqedon-amerikane, ne duam ta shfrytëzojmë këtë moment për të nderuar ndikimin e jashtëzakonshëm dhe kulturën e pasur që komuniteti maqedonas-amerikan i ka sjellë kombit tonë. Muaji i kaluar ishte veçanërisht i rëndësishëm, pasi shënoi pavarësinë e Republikës së atëhershme të Maqedonisë nga Jugosllavia më 8 shtator të vitit 1991 – një arritje e jashtëzakonshme që mishëron qëndrueshmërinë dhe aspiratën e qëndrueshme si i vetmi vend për të arritur pavarësinë dhe lirinë e saj në mënyrë paqësore.

Për më shumë se një shekull, emigrantët maqedonas kanë kërkuar mbrojtje dhe mundësi në SHBA, të nxitur nga ngjarjet kryesore historike si Kryengritja e Ilindenit, Luftërat Ballkanike dhe konfliktet globale të shekullit të 20-të. Që nga vitet 1880, dhjetëra mijëra maqedonas kanë gjetur një shtëpi të re këtu, duke kontribuar në diversitetin e pasur të kombit tonë. Sot, rreth 500.000 individë me prejardhje maqedonase po lulëzojnë dhe po kontribuojnë në komunitetet në të gjithë vendin tonë.

Prania e fortë e maqedonasve në shtete si Miçigan, Nju Xhersi, Nju-Jork, Ohajo, Indiana, Illinois, Florida, Pensilvania dhe Kalifornia flet shumë për kontributin e qëndrueshëm. Maqedono-amerikanët kanë shkëlqyer në fusha të ndryshme – pavarësisht nëse është biznes, teknologji, art apo mjekësi. Sipërmarrësit kanë nxitur ekonominë tonë, sportistët kanë sjellë në vend medalje olimpike dhe artistët kanë pasuruar peizazhin tonë kulturor, duke nxjerrë në pah talentin e jashtëzakonshëm që del nga ky komunitet.

Përveç kontributit të tyre në ekonomi dhe kulturë, maqedono-amerikanët janë aktivisht të përfshirë në demokracinë tonë. Shumë prej tyre shërbejnë në legjislatura dhe organizata qytetare, duke reflektuar parimet e lirisë dhe komunitetit që e bëjnë vendin tonë më të fortë. Angazhimi i tyre ndaj sektorit qytetar është frymëzues dhe vendimtar për shëndetin e demokracisë sonë.

Ne festojmë jo vetëm arritjet e jashtëzakonshme të maqedonasve, por edhe trashëgiminë e pasur që ju vazhdoni të ndërtoni. Le të bashkohemi për të njohur ndikimin e thellë të maqedonasve amerikanë në formësimin e shpirtit të larmishëm të SHBA-së. Kontributet tuaja rritin forcën dhe karakterin e kombit tonë dhe ne mezi presim ta vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku.

Pershendetje te ngrohta,

Zëvendëspresidentja Kamala Harris”

Nga OMD thotë se janë ende në pritje të përgjigjes nga ish-presidenti Donald Tramp dhe do ta ndajnë me publikun sapo ta marrin.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm