E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Harxhoi mbi 900 mijë euro në operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportë

Modelja braziliane Janaina Prazeres u shpall “gruaja perfekte” nga Playboy norvegjez për shkak të përmasave trupore, ndërsa tani po mbush rubrikat e mediave për shkak të një incidenti që i ka ndodhur në kufi.

Modelja dhe influencuesja 35-vjeçare deri më tani ka shpenzuar mbi 900,000 euro për pamjen e saj dhe ka bërë më shumë se 20 operacione plastike, dhe ajo u ankua se u ndalua në aeroportin e São Paulo dhe i kërkuan të konfirmonte identitetin e saj.

Domethënë, ata nuk e besuan se ishte vërtet ajo në foton e pasaportës.

“Gjithmonë e kam ditur se kjo mund të ndodhë sepse pamja ime ka ndryshuar shumë vitet e fundit”.

“Por në atë moment, ishte një tronditje për mua. Nuk prisni që ata t’ju ndalojnë nëse nuk keni bërë asgjë të keqe”, tha ajo.“Zyrtarët më bënë disa pyetje dhe madje e krahasuan foton time të pasaportës me foto të tjera përpara se të më lejonin të hyja në vend”, shpjegoi ajo, duke shtuar se vendosi të rinovojë pasaportën e saj në mënyrë që përvoja e pakëndshme të mos përsëritej.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm