E premte, 20 Qershor, 2025
19.8 C
Skopje

Haxhiu nga Kosova ndërroi jetë në Mekë

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se haxhiu nga Vushtrria Avdi Jusufi ka ndërruar jetë në Mekë

 

BIK raporton se Jusufi ishte ndër besimtarët që udhëtuan drejt vendeve të shenjta këtë vit për të kryer Haxhin.

“Njoftojmë besimtarët dhe publikun e gjerë se sot, më 1 qershor 2025, në mëngjes, në Mekë, ndërroi jetë haxhiu Avdi Jusufi nga Vushtrria, i cili këtë vit ishte ndër besimtarët që udhëtuan drejt vendeve të shenjta për të kryer Haxhin. Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, shpreh ngushëllime familjes së haxhiut, duke iu lutur Zotit të Plotfuqishëm që t’ia falë mëkatet dhe ta shpërblejë me Xhennetin Firdeus”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Namazi i xhenazes u krye sot në Qaben e bekuar me namazin e drekës, ndërsa varrimi i tij u bë në varrezat e Mekës, i shoqëruar nga krerët e haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Zoti e mëshiroftë dhe i dhuroftë Xhennetin, ndërsa familjes së të ndjerit i dhëntë durim dhe ngushëllim”, thuhet në njoftim

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm