Eden Hazard njoftoi një javë më parë se po i jep fund karrierës së tij si lojtar në moshën vetëm 32-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur belgu në Instagram duke u tërhequr si ikonë e Chelseat, por edhe si dështimi më i madh i Real Madridit, i cili e solli në verën e vitit 2019 për 115 milionë euro.
Megjithatë, belgu doli të ishte dështimi më i madh i Real Madridit në histori.
Në një intervistë për gazetën belge L’Avenir, ai shpjegoi arsyet e vendimit të tij për t’u pensionuar.
“Gjithmonë kam thënë se do të ndaloj së luajturi në momentin që të pushoj së ndjeri gëzimin në fushë”.
“Nuk doja të shkoja diku dhe të luaja për para. Nuk më pëlqente të stërvitesha dhe nuk të mos luaja më. Vendimi ishte i lehtë”, ka thënë Hazard.