Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka njoftuar për takimin e djeshëm në Istog.
“Bashkë me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë, për rikthimin e madh, në vendlindjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, në Istog, u mblodhëm për mobilizim për zgjedhjet nacionale.”
Haziri ka shkruar se LDK është gati me 887 nëndegë në Kosovë dhe mërgatë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës është gati me 887 nëndegët tona në Kosovë dhe Mërgatë.”