E diel, 26 Janar, 2025
1.8 C
Skopje

Hekuran Murati: Opozita nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare, mendon se po i bën dëm Qeverisë

Ministri i Financave, Hekuran Murati thotë se për marrëveshjet ndërkombëtare, përveç pozitës, nevojiten edhe ato të opozitës që ato të kalojnë në Kuvend.

Murati tha se legjislatura e Kuvendit po e përmbyll mandatin pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare që kanë mbetur.

“Për kalim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota, që nënkupton se përveç votave të pozitës, nevojiten edhe votat e opozitës në mënyrë që të mundësohet kalimi i tyre. Kësaj radhe, megjithëse mandati ishte i plotë, kjo legjislaturë e Kuvendit po e përmbyll mandatin pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare të mbetura”, shkruan Murati në Facebook.

Tutje ai ka përmendur edhe atë me Bankën Botërore që s’është votuar, e cila është në vlerë prej 90 milionë euro, e për të cilën ai thotë se do ta lakmonte secili shtet.(Indeksonline.net)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm