E shtunë, 7 Shtator, 2024
33.8 C
Skopje

Hidhet granat dore në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok

Në orët e hershme të ditës së mërkurë është hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie të banuar me serbë në komunën e Zubin Potokut

 

Një gjë e tillë u konfirmua nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se dyshimet e para janë që mjeti shpërthyes është një granat dore.

“Ka pasur dëme materiale në vetura dhe në dritaren e shtëpisë”, ka thënë ai, duke treguar se Policia ka nisur hetimet për këtë rast.

Në Veriun e Kosovës në vitet e fundit janë hedhur mjete shpërthyese e janë djegur vetura të shumta. (AP)

Artikuj të ngjajshëm