Ky është Roman, një djalë që u plagos nga një sulm rus me raketa. Ai u dogj në një pjesë të trupit dhe fytyrës. Nëna e tij humbi jetën në atë zjarr, të korrikut të 2022-shit. Historia e Roman është bërë film. “Romchyk” është historia e vërtetë e Roman Oleksiv, balerinit tetë vjeçar i cili u dogj keq nga bomba ruse në Vinnytsia, në Ukrainë.
Roman u rikthye në sallën e vallëzimit në vitin 2023, një vit pas sulmit, me një maskë kundër djegieve dhe pas më shumë se 30 operacioneve.
Filmi i historisë së tij ka fituar çmime dhe madje e ka parë edhe Papa. Qëllimi i krijimit të tij është t’i dëshmojë edhe njëherë botës pasojat e luftës më shumë se 3-vjeçare të Rusisë në Ukrainë. “Ne duam ta shfaqim këtë histori në mbarë botën për ta treguar njerëzit cilat janë pasojat reale të luftës për fëmijët”, thonë producentët.