E martë, 11 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Hoti: E kemi projektu dialogun për njohje, me Abdixhikun Kryeministër do ti kethemi asaj marrëveshje

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti pret që administrata e re amerikane t’i kthehet marrëveshjes së Uashingtonit.

Hoti në emisionin Pressing në T7 thotë se nëse Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër i ardhshëm, menjëherë do t’i kthehen implementimit të kësaj marrëveshjeje, e cila çon në njohje reciproke.

Ne e kemi projektu dialogun si dialog për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke. Pres që administrata amerikane t’i kthehet plotësisht kësaj marrëveshjeje. Unë pres dhe jam i bindur që në qeverinë e ardhshme, sepse ne jemi të përkushtuar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe po duket që ne kemi me zbatu këtë marrëveshje pas 9 shkurtit.

Menjëherë do t’i kthehemi planit për implementimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ai.Hoti(Express)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm