E enjte, 6 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Hoti: Petkoviq orkestroi dështimin e takimin për të pagjeturit në Bruksel

Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, pas dështimit të takimit të planifikuar për të mërkurën në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e personave të zhdukur, ka akuzuar delegacionin serb për refuzimin e pjesëmarrjes në takim, duke e konsideruar këtë veprim si një përpjekje për të shmangur përgjegjësitë që Serbia ka për çështjen e të pagjeturve.

“Petkoviq nuk ka pasur të bëj asgjë me takimin e sotëm në Bruksel, nuk ka pasur asgjë se çfarë të lyp në Bruksel me ekipin e tij. Mendoj se është mëse e qartë se Petkoviq ka qenë atje për të orkestruar dështimin e takimit, për t’i ikur përgjegjësive që Serbia i ka”, ka deklaruar Hoti.

Në lidhje me përgjegjësinë e Bashkimit Evropian, Hoti ka shprehur shqetësimin se refuzimi i palës serbe për arsye banale është një ngjarje negative dhe e dëmshme për procesin.

Ai ka shtuar se shtete anëtare të BE-së duhet të informohen për këtë, dhe të kuptojnë se Serbia nuk duhet të “ledhatohet” në këtë proces të ndjeshëm.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm