E martë, 8 Korrik, 2025
31.8 C
Skopje

Hoxha i përgjigjet kolegut rus për “Shqipërinë e Madhe”: Ne nuk duam territoret e të tjerëve, si disa këtu

“Ne nuk duam territoret e të tjerëve, siç disa duan”.

Ishte kjo përgjigjja e ambasadorit të përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha, referuar asaj te cilës ai e cilësoi një “fantazi” të kolegut rus.

Në seancën që po mbahej për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, ambasadori rus, Vasily Nebenzya, hodhi akuza për atë që ai e quajti  “Shqipëri e Madhe”.

Por kjo nuk kaloi pa një replikë nga Hoxha, i cili theksoi se pavarësisht se sa shumë mund të përpiqemi, nuk mund ta zhbëjmë të kaluarën dhe mjerimet e saj, por se Shqipëria ka kërkuar vetëm të ecet përpara.

“Por, pavarësisht gjithçkaje, duhet të ecim përpara dhe të jemi largpamës, siç tha presidentja, Vjosa Osmani, duke e kthyer dhimbjen në forcë. Ky ka qenë dhe vazhdon të jetë investimi i Shqipërisë”.

I surprizuar Hoxha ishte edhe për deklaratën e kryeministres serbe, Ana Brnabiç, për të cilën tha se “ kontrolloi titullin e takimit për t’u siguruar që nuk ishim rastësisht në një takim për Sirinë”.

Sipas tij, asnjë nga tre elementët kryesorë që ajo përmendi nuk pasqyrohet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm, asnjë në raportin e OSBE-së apo në raportin e EULEX-it.

Kryediplomati shqiptar e përfundoi fjalimin e tij duke cituar John Fitzgerald Kennedy i cili ka thënë se “Ndryshimi është ligji i jetës. Dhe ata që shikojnë vetëm nga e kaluara, me siguri do të humbasin të ardhmen”.

Kështu për të tashmë është humbur shumë kohë, “është humbur shumë kohë e çmuar”.

“Prandaj, dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është një mundësi e paçmuar që nuk është në dëm të askujt, por në dobi të të gjithëve: Kosovës, Serbisë dhe gjithë rajoni”, përfundoi fjalën e tij ambasadori Hoxha.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm