E shtunë, 25 Janar, 2025
2.8 C
Skopje

Hyn në fuqi Ligji për karikuesin e unifikuar

Hyn në fuqi ligji që të gjitha pajisjet teknologjike të kenë një karikues të përbashkët. Kështu, të gjitha pajisjet teknologjike portative duhet të kenë karikuesin Type-C. Këtu përfshihet edhe iPhone dhe iPad, që përdorin modelin e tyre të karikuesit që do ta kenë të detyrueshme përdorimin e këtij karikuesi universal. Kurse prodhuesve të laptopëve u është lënë afat deri në vitin 2026 për të bërë këto ndryshime.

Qëllimi i këtij ligji është për të shmangur përdorimin e shumë karikuesve për pajisje të ndryshme. BE ka thënë se rregulli i karikuesit të vetëm do të thjeshtojë jetën e evropianëve dhe do të ulë kostot për konsumatorët të cilët detyrohen të blejnë karikues të ndryshëm për pajisjet e tyre. Reforma kaloi me një shumicë dërrmuese në Parlamentin Evropian në Tetor 2022, e para e këtij lloji kudo në botë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm