E hënë, 17 Mars, 2025
15.8 C
Skopje

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin – ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Kremlini ka konfirmuar se i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff u takua me Vladimir Putinin dje vonë gjatë vizitës së tij në Moskë.

Për më tepër – zëdhënësi Dmitry Peskov tha se ata ranë dakord që Putin të flasë me Trumpin, megjithëse koha ende nuk është konfirmuar, shkruan skynews.

“Nuk është rënë dakord ende për kohën e saktë të bisedës mes dy presidentëve”, u tha ai gazetarëve.

“Por në të njëjtën kohë, pasi Witkoff të përcjellë të gjitha informacionet e marra në Moskë te kreu i shtetit të tij, atëherë ne do të përcaktojmë kohën e bisedës”, shtoi Peskov.

Gjithashtu, ai tha se ka një “mirëkuptim” se një “bisedë midis presidentëve është e nevojshme”.

Peskov njoftoi se Putin i ka dërguar Trumpit një mesazh përmes Witkoff, për armëpushimin e propozuar.

Ai shtoi se Putin ishte “në solidaritet të përgjithshëm” me Trumpin për Ukrainën, por ka shumë punë për të bërë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm