E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

I infektuar me HIV, seks me 104 vajza!

Një burrë në shtetin afrikan të Malawit është arrestuar pasi pranoi gjatë një interviste dhënë televizionit BBC se kishte kryer marrëdhënie seksuale me 104 vajza dhe gra, duke e ditur gjatë gjithë kohës se ishte i infektuar me virusin vdekjeprurës HIV, transmeton Gazeta Metro. Eric Aniva u arrestua në muajin gusht me urdhër presidencial, por kur u akuzua asnjë vajzë nuk guxoi të dëshmonte kundër tij. Gjatë seancave, ai tha se ishte angazhuar nga të afërm të vajzave për të kryer një ceremoni tradicionale vendore, e cila parasheh përgatitjen e vajzave të reja për jetën martesore duke kryer së pari marrëdhënie me tjetër partner.

“Ai ishte HIV pozitiv dhe ua transmetoi atë shumë vajzave të pafajshme. Ai duhet të vdesë në burg”, tha një qytetare e zemëruar e kryeqytetit të Malawit, Blantyre. Sipas disa qytetarëve, problemi më i madh qëndron te ritualet kulturore të prapambetura që vazhdojnë të aplikohen. “Ai ka kryer krim dhe për këtë duhet të dënohet, por edhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit duhet të japin përgjegjësi. Ai u punësua nga prindërit që të bëjë marrëdhënie seksuale me vajzat e tyre, prandaj, pse prindërit nuk po akuzohen”, thotë Victor Mhango, shefi i Qendrës për Edukim në Malawi.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm