E mërkurë, 19 Mars, 2025
-3.2 C
Skopje

Ibrahimi: Ali Ahmeti është i fundit që mund ta akuzojë Albin Kurtin për anti-amerikanizëm

Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se, Ali Ahmeti është njeriu i fundit në planet që mund ta akuzojë Albin Kurtin për anti-amerikanizëm që siç thotë, ai duhet të jetë i shqetësuar për qasjen që SHBA-të kanë ndaj eksponentëve të lartë të partisë së tyre.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë futur në listën e zezë disa eksponentë të lartë të BDI-së dhe nëse dikush do të duhej të ishte i shqetësuar me qasjen që e kanë SHBA-të ndaj dikujt është pikërisht z.Ahmeti dhe nëse është dikush është i fundit që mund ta akuzojë Albin Kurtin për anti-amerikanizëm është Ali Ahmeti”, tha Ibrahimi (Tv21)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm