E shtunë, 7 Shtator, 2024
27.8 C
Skopje

IDSC – LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: Çfarë duhet të bëjë Parlamenti?

Nëse grupet e organizuara kriminale shpesh qëndrojnë pas marrëveshjeve korruptive, të cilat përbëjnë një rrezik serioz për sigurinë e aktorëve anti-korrupsion dhe lufta kundër korrupsionit përparon, këto rreziqe do të rriten. Është e rëndësishme që Parlamenti të njohë nevojën për të investuar në mbrojtjen ligjore dhe teknike të të gjithë aktorëve nën rrezik të vazhdueshëm, duke garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre, theksohet në analizën për Anti-korrupsionin 2030

Evis HALILI

Shkup, 4 shtator – Përgjegjësia qendrore për të luftuar korrupsionin është e Qeverisë dhe Parlamentit, ku e para duhet të gjejë një mënyrë për të hequr dorë nga praktika e emërimeve në bazë të përkatësisë partiake , ndërsa e dyta duhet të mbrojë institucionet, duke u ofruar atyre burime dhe ligje cilësore me të cilat duhet të veprojnë. Ky është konkluzioni i Analizës së Politikave Publike “Antikorrupsion 2030: Analiza forsajt e sfidave të ardhshme dhe aktuale të korrupsionit – ku duhet të jetë fokusi i Kuvendit?”, e cila u publikua sot nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis – Shkup”. Bazuar në dy skenarë të supozuar, ku në njërin Maqedonia mund të krijojë një ambient të përshtatshëm për zhvillimin korrupsionit dhe në tjetrin ku nuk mungon vullneti për ta luftuar atë. Në vitin 2024, theksohet në analizë, është e rëndësishme ta shohim atë në kontekstin e kushteve aktuale dhe në çfarë duhet të fokusohet përbërja e re parlamentare për të krijuar një klimë të favorshme për luftën kundër korrupsionit. Nevojitet një fokus në legjislacionin cilësor dhe mbikëqyrje të zgjeruar në sektorët me rrezik. Ndërtimi i rezistencës institucionale, përkatësisht rezistenca e institucioneve ndaj presionit politik, është pjesë e rëndësishme e luftës kundër korrupsionit, thuhet në analizën dhe shtohet se paralelisht me miratimin e ligjeve të mira, Kuvendi duhet të përpiqet të mbështesë sa më shumë përpjekjet e institucioneve kundër korrupsionit për të ndërtuar rezistencë institucionale, por edhe për t’u ofruar kushte të favorshme për efikasitet në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në luftën kundër korrupsionit; Një faktor i rëndësishëm është mbrojtja e aktorëve të përfshirë në luftën kundër korrupsionit.

“Grupet e organizuara kriminale shpesh qëndrojnë pas marrëveshjeve korruptive, të cilat përbëjnë një rrezik serioz për sigurinë e aktorëve anti-korrupsion. Ndërsa lufta kundër korrupsionit përparon, këto rreziqe do të rriten. Është e rëndësishme që Kuvendi të njohë nevojën për të investuar në mbrojtjen ligjore dhe teknike të të gjithë aktorëve nën rrezik të vazhdueshëm, duke garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre, theksohet në “Anti-korrupsion 2030”. Ky dokument për politika publike, nënvizojnë nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis – Shkup” është pjesë e projektit “Nxitja e debatit për llogaridhënien dhe antikorrupsionin”, qëllimi i të cilit është të kontribuojë në proceset reformuese në Maqedoninë e Veriut duke fuqizuar rolin e Parlamentit në luftën kundër korrupsionit dhe në krijimin e reformave në sundimin e ligjit, duke mundësuar dialog mes partive dhe të rinjve, si dhe mes deputetëve dhe shoqërisë civile. Projekti mbështetet nga Fondi Kombëtar për Demokraci. (koha.mk)

Artikuj të ngjajshëm