E enjte, 12 Qershor, 2025
26.8 C
Skopje

Indiana shpallet kampione në Konferencën e Lindjes, rikthehet në “finals” pas 25 vitesh

Konferencën e Lindjes, pas fitores 125-108 ndaj New York Knicks, duke fituar 4-2 serinë e takimeve. Pas 25 vitesh skuadra e Indiana rikthehet të luajë në “the finals” për titullin kampion në NBA.

Triumf i merituar e ekipit të Indiana, që e dominoi këtë finale dhe tregoi më shumë “uri” për titullin kampion në NBA, ku do të përballet me Oklahoma (kjo e fundit është kampione në Perëndim).

Vendimtar në triumfin e skuadrës vendase ishte Pascal Siakam, autor i 31 pikëve dhe lider në fushë për Indiana. Shtatë lojtarë të këtij ekipi, përfshi titullarët, realizuan mbi 10 pikë.

Për New York, dyshja Anunoby-Towns realizoi 46 pikë së bashku, por që s’mjaftuan për të fituar. Më 5 qershor, në Oklahoma, do të luhet finalja e parë për titullin kampion në NBA.

Konferenca e Lindjes-Finale

New York – Indiana, 108-125 (2-4)

Konferenca e Perëndimit-Finale

Oklahoma – Minnesota, (4-1)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm