E martë, 3 Dhjetor, 2024
8.8 C
Skopje

Instruktorët nga ushtria turke trajnojnë FSK-në

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë është realizuar “Trajnimi Teknik i Përdoruesit dhe Shoferit të Automjeteve të Blinduara Taktike Kobra’’

 

Trajnimi është realizuar në kuadër të planit të bashkëpunimit dhe realizuar në aspektin teorik dhe praktik me qëllim të rritjes së kapaciteteve ushtarake të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ndryshe javë më parë, Ministri Maqedonci ka qëndruar në vizitë zyrtare në Turqi.

Atje Ejup Maqedonci dhe homologu i tij turk, Jashar Gyler, kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e mjekësisë ushtarake.

Palët janë marrë vesh për rritje të kuotave për trajtimin e ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në institucionet mjekësore ushtarake të Turqisë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm