Google Gemini tani do të gjenerojë përmbledhje të email-eve të gjata në Gmail. Ky opsion më parë duhej të aktivizohej manualisht, por tani nuk ka më nevojë për ndërhyrjen e përdoruesit. Përmbledhjet do të shfaqen mbi email-et në gjuhën angleze në pajisjet celulare dhe do të përditësohen në kohë reale me përgjigjet e reja. Mund të duhen deri në dy javë që kjo risi të shfaqet në llogarinë tuaj. Përditësimi i sjell këto opsione të Inteligjencës Artificiale në Docs, Chat dhe Meet.
Në Google Chat, Gemini mund të përmbledhë mesazhet në faqen kryesore kështu që përdoruesit mund të shohin cili është më urgjent. Kjo mundësohet në gjuhën angleze, spanjolle dhe gjashtë të tjera. Në Google Docs, përdoruesit mund të vendosin një përmbledhje në fillim të dokumentit duke klikuar “summary building block”. Ndërsa në Meet, përdoruesit mund të zgjedhin katrorin “room” kur disa përdorues përdorin të njëjtën pajisje, ndërsa “individual” fokuson fytyrën e njërit pjesëmarrës.