Nerazzurrët janë nikoqir të Blaugranave në takimin e aktin e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku do të synojnë të bëjnë sa më pak gabime për të arritur objektivin e kërkuar, finalen.
Vendi: Giuseppe Meazza (Milano)
Koha: 21:00
Lajme rreth ekipeve
Inter
Lautaro Martinez u detyrua të largohej pas pjesës së parë në barazimin 3-3 të javës së kaluar në Barcelonë dhe ndërsa nuk luajti në fitoren e fundjavës ndaj Veronës, argjentinasi pritet të jetë titullar këtu.
Valentin Carboni dhe Benjamin Pavard janë dy mungesat e Interit, me Yann Bisseck që do të vazhdojë në mbrojtjen me tre lojtarë.
Barcelona
Jules Kounde u zëvendësua në pjesën e parë të barazimit të javës së kaluar me Interin, me Eric Garcia që ka të ngjarë ta zëvendësojë në pozicionin e mbrojtësit të djathtë në Milano sot (e martë) në mbrëmje.
Alejandro Balde pritej të rikthehej për fitoren 2-1 të fundjavës ndaj Real Valladolid, por ka pësuar një pengesë dhe është Inigo Martinez ai që pritet të zhvendoset në të majtë.
Pablo Torre dhe Dani Rodriguez do të vlerësohen, megjithatë Marc Casado dhe Marc Bernal mungojnë shkaku i dëmtimeve të mëdha.
Robert Lewandowski është përfshirë në skuadrën e ndeshjes së sotme, por Hansi Flick ka konfirmuar se do të fillojë në stol.
Fakte
Barcelona ka fituar vetëm një herë ndaj Interit si mysafir në Ligën e Kampionëve.
Në epokën moderne të Ligës së Kampionëve (nga 1992/93 e tutje), Interi nuk ka humbur asnjë ndeshje gjysmëfinale kur ka luajtur si vendas.
Interi është e vetmja skuadër italiane që ka eliminuar Barcelonën në gjysmëfinale, pasi në sezonin 2009/10 eliminuan ekipin e Pep Guardiolës në një përballje epike:
Në 13 ndeshje në Ligën e Kampionëve mes vete, Barcelona ka 6 fitore, Interi ka dy fitore dhe pesë ndeshje kanë përfunduar baras.
Analizë
Interi bëri mirë që mori një rezultat pozitiv në Barcelonë javën e kaluar dhe më pas fitoi 1-0 ndaj Hellas Veronës për t’i dhënë fund një serie prej pesë ndeshjesh pa fitore. Nerazzurrët morën një fitore të ngushtë herën e fundit që këto dy skuadra u takuan në San Siro në vitin 2022.
Barcelona u rikthye nga disavantazhi për të ruajtur diferencën në garën për titull, kundër Real Valladolid të shtunën në mbrëmje. Blaugranët udhëtojnë drejt Milanos pasi kanë fituar nëntë nga 10 ndeshjet e fundit jashtë fushe.
Me avantazhin e ndeshjes në shtëpi, Interi pritet të marrë një rezultat që do ta çojë ndeshjen në vazhdime.
Formacionet e mundshme
Inter: Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.
Barcelona: Szczesny; Eric García, Cubarsi, Araujo, Inigo Martinez; De Jong, Pedri; Lamine Yamal, Dani Olmo, Raphinha; Ferran Torres;
Parashikimi: Inter 1-1 Barcelona