Shakira mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards në New Jersey dhe i mahniti të gjithë me performancën e saj.
Këngëtarja kolumbiane doli në skenë me energji dhe me disa lëvizje atraktive kërcimi, performancë kjo që u pëlqye dhe u duartrokit nga publiku.

Performanca e plotë është publikuar edhe në YouTube dhe brenda një dite ka kaluar shifrën prej tetë milionë shikimesh.
Komentues të shumtë i kanë dhënë komplimente pafund Shakiras duke e cilësuar ndër interpretimet më të mira në histori të MTV Video Music Awards