E hënë, 16 Qershor, 2025
28.8 C
Skopje

Ish-kryediplomatja e Gjermanisë zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Annalena Baerbock, ish-ministrja e Jashtme e Gjermanisë, është zgjedhur presidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Urimet më të përzemërta për Sh.S.Znj. Annalena Baerbock për zgjedhjen e saj si Presidentja e 80-të e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, shkroi delegacioni i Bashkimit Europian në OKB, duke ndarë një video nga momenti.

“BE-ja e mbështet plotësisht vizionin e saj gjithëpërfshirës dhe përkushtimin e palëkundur ndaj multilateralizmit, të udhëhequr nga parimet e Kartës së OKB-së”, thuhet në postimin në X.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm