Gjykata speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pasdite kumtoi vendimin për të akuzuarin e rastit “inceneratori në Elbasan”, mes të cilëve edhe ish ministri i Mjedisit Jetësor, Lefter Koka
Koka i cili u arrestua në mesin të dhjetorit në vitin 2021 i është shqiptuar dënim me 10 vite burg, por për shkak të pëlqimit për gjykim të shkurtuar, dënimi i është ulur në në 6 vjet e 8 muaj.
Akuza e ngarkonte atë për disa vepra penale, në lidhje me hetimin për procedurën e marrëveshjes koncesionare për ndërtimin e stacioneve të trajtimit të mbetjeve urbane dhe prodhimit të energjisë elektrike në Elbasan, në Shqipërinë qendrore e cila nuk kurrë nuk funksionoi.
Hetimi rezultoi se nuk është zbatuar procedura normale ligjore lidhur me llojin e procedurës që është përdorur për dhënien e koncesionit për të cilën bëhet fjalë.
Nga kompanitë përfituese të marrëveshjes koncesionare që kërkoi, Koka pranoi në mënyrë indirekte përfitime monetare të parregullta duke formuar një skemë fiktive për kryerjen e punimeve të shoqërisë koncesionare, duke shfrytëzuar disa kompani të tjera që kontrollohen indirekt prej tij, nga anëtarët e familjes së tij, si dhe nga subjektet tregtare në pronësi të tij.
Ministër i Mjedisit Jetësor në Shqipëri ai ishte prej vitit 2013 deri më 2017.
Në këtë rast korrupsioni të dënuar janë dhe biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri të cilët morën të njëjtin dënim si dhe Koka.
Alqi Blako, ish deputet nga Partia Socialiste për keqpërdorim të detyrës ka marrë 4 por do të vuaj 2.8 vite.
U dënuan edhe pesë bartës të funksioneve të larta në ministri.