Pjesëtarë të ISIS-it kanë rrëmbyer 295 pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë në afërsi të Mosulit dhe kanë detyruar 1500 familje të tërhiqen nga qyteti Hama al Alila, njoftoi sot KB-ja. “Njerëzit janë dëbuar me forcë dhe rrëmbyer, ndërsa si duket do të shfrytëzohen si ‘mur mbrojtës’, varësisht nga përkatësia, dhe të vriten”, thekson KB-ja. Organizata njoftoi edhe se javën e kaluar janë rrëmbyer rreth 30 sheikë në Siniar, si dhe se 18 prej tyre janë vrarë të premten.
Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak