E shtunë, 14 Qershor, 2025
29.8 C
Skopje

Izraeli e quan “triumf” refuzimin e Kosovës dhe Palestinës nga INTERPOL-i

Interpoli ka refuzuar kërkesën e Palestinës, Kosovës dhe Ishujve Solomon për t’ju bashkuar organizatës ndërkombëtare policore INTERPOL, dhe ky vendim është pritur si “triumf” nga shteti i Izraelit. Interpoli tha në një deklaratë të martën se ka emërtuar një këshilltar që do të ngarkohet për të bërë rekomandimet për anëtarësimet e ardhshme, të cilat do të paraqiten në asamblenë e përgjithshme të Interpolit në vitin e ardhshëm që do të mbahet në Pekin, shkruan apneës.com, transmeton lajmi.net “Të gjitha aplikimet aktuale për anëtarësim, duke përfshirë Kosovën, Palestinën dhe Ishujt Solomon janë refuzuar”, thotë Interpol. Në një deklaratë të përbashkët të Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme Izraelite, Izraeli akuzon palestinezët për politizim në Interpol duke thënë se shteti palestinez ka “bërë një përpjekje intensive globale për të penguar nismën palestineze gjatë javëve të fundit”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm