E martë, 13 Maj, 2025
17.1 C
Skopje

Izraeli heq vizat për Kosovën

Që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael për qëllime turistike pa pasur nevojë për vizë, për sa kohë që kanë një pasaportë të vlefshme dhe aplikojnë paraprakisht për Autorizimin Elektronik të Udhëtimit (ETA-IL).

Ky lehtësim vjen si rezultat i marrëveshjes për heqjen e vizave të nënshkruar mes dy vendeve më 18 qershor 2024, e ratifikuar më 5 shkurt 2025 dhe e cila hyri zyrtarisht në fuqi sot.

Megjithatë, për të hyrë në Izrael, të gjithë shtetasit nga vendet që nuk kanë nevojë për vizë – përfshirë Kosovën – duhet të aplikojnë online për ETA-IL, të paktën 72 orë para nisjes.

Autorizimi elektronik vlen për qëndrime deri në 90 ditë dhe kushton 25 shekelë izraelite (rreth 7 euro).

Aplikimi bëhet përmes platformës zyrtare të qeverisë izraelite dhe pritet të përfundojë brenda tri ditësh. Kjo është një nga marrëveshjet e para konkrete të lëvizjes pa viza për kosovarët jashtë zonës Schengen, duke forcuar më tej marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm