E enjte, 14 Nëntor, 2024
4.8 C
Skopje

Izraeli thotë se e ka vrarë zyrtarin që pritej të bëhej udhëheqës i Hezbollahut

Izraeli tha se në një nga sulmet ajrore që ka kryer në periferi të Bejrutit më herët gjatë këtij muaji është vrarë një zyrtar i Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – që gjerësisht pritej të zëvendësonte udhëheqësin e kamotshëm të grupit, Hassan Nasrallah, i cili u vra gjatë një sulmi izraelit muajin e kaluar. Nuk ka pasur një konfirmim të menjëhershëm nga Hezbollahu lidhur me fatin e Hashem Safieddine, një klerik i fuqishëm i cili pritej të zëvendësonte Nasrallahun në krye të grupit.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka futur në listën e tij të zezë krahun ushtarak, por jo dhe partinë politike të grupit. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez. Safieddine u vra në fillim të tetorit gjatë një sulmi që la të vrarë edhe 25 udhëheqës të tjerë të Hezbollahut, tha Izraeli.

Izraeli muajve të fundit ka vrarë shumë udhëheqës të lartë të Hezbollahut gjatë sulmeve që ka kryer në jug të Libanit, duke shkaktuar kaos në këtë grup. Javën e kaluar, Izraeli vrau edhe Yahya Sinwarin, udhëheqësin e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – gjatë një operacioni në Gazë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm