E mërkurë, 15 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

Ja 10 futbollistët më të shtrenjtë në botë

CIES Football Observatory ka publikuar së fundi një studim në lidhje me lojtarët më të shtrenjtë në botë.

Në krye të listës është një anglez, Jude Bellingham, që luan me Real Madrid. Sipas CIES (International Centre for Sports Studies) ai kushton 251,4 milionë euro.

Në vendin e dytë renditet Erling Haaland dhe në të tretin braziliani Vinicius, që ka të njëjtën vlerë me norvegjezin.

Në “Top-10” futbollistët më të shtrenjtë janë 4 lojtarë të Real Madrid, ndërkohë që dominojnë lojtarët që luajnë në La Liga dhe Premier League.

Lojtari më i shtrenjtë që luan në Serie A është Lautaro Martinez, i 20-ti në renditjen e CIES.

10 futbollistët më të shtrenjtë

Jude Bellingham (Real Madrid), 251.4 milionë euro

Erling Haaland (Manchester City), 221.5 milionë euro

Vinicius Junior (Real Madrid), 221.5 milinë euro

Lamine Yamal (Barcelona), 180.3 milionë euro

Kylian Mbappe (Real Madrid), 175.2 milionë euro

Bukayo Saka (Arsenal), 157.3 milionë euro

Florian Wirtz (Bayer Leverkusen), 151.2 milionë euro

Cole Palmer (Chelsea), 150 milionë euro

Phil Foden (Manchester City), 144.6 milionë euro

Rodrygo (Real Madrid), 141.3 milionë euro

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm