E diel, 20 Prill, 2025
26.8 C
Skopje

“Jam i detyruar të ndalem”, legjenda e Serisë A zyrtarizon tërheqjen nga futbolli

Fabio Quagliarella ka lajmëruar tërheqjen e tij nga futbollit.

Ka ardhur fërshëllima e trefishtë për karrierën e një prej sulmueseve më të mirë të historisë së Serisë A.

Ish-sulmuesi i Juventus-it, Napoli-t, Torino-s dhe Sampdoria-s, ka vendosur t’i japë fund futbollit të luajtur dhe të varë këpucët në gozhdë.

Ka qenë vetë lojtari që ka dhënë lajmin për Sky, gjatë një specialeje mbi derbin Genoa-Samp:

“Nëse jam tërhequr? Po, jam i detyruar. Nuk kam ekip, por nuk jam në gjendje të mirë fizike për t’u kthyer në fushë. Tani do të kem koh për të kuptuar se çfarë rruge do të ndërmarr”, ka thënë Quagliarella.

Me mbi 200 gola në karrierë, prej të cilëve 182 në Serinë A, Fabio Quagliarella ka vendosur të thotë mjaft në moshën 40-vjeçare.

Në karrierën e tij, Fabio ka fituar tre tituj dhe dy Superkupa të Italisë me Juventus-in dhe është shpallur golashënuesi më i mirë i Serisë A me 26 gola në sezonin 2018/19 me Sampdoria-n.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm