E shtunë, 8 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Jeta e re e Florent Malouda në pyllin tropikal, iu bashkohet trupave ushtarake

Florent Malouda ka lënë pas vetes botën e futbollit për të nisur një jetë të re në shtëpi, në kontakt me natyrën dhe në shërbim të atyre që kanë më shumë nevojë. Ish-lojtari i Chelsea ka vendosur ta braktisë plotësisht futbollin, pasi doli në “pension” më 2018, dhe të kthehet në Guiana Franceze për t’iu bashkuar një trupe ushtarake.

Pas stërvitjes shumë të vështirë, ish-anësori i bluve iu bashkua Regjimentit të 3-të të Këmbësorisë Pyjore, një program specifik i qeverisë franceze që lejon civilët të japin kontribut vullnetar për të promovuar vlerat dhe misionet e institucionit ushtarak.

Një ndryshim rrënjësor për ata që ishin mësuar me një realitet tjetër. Megjithatë, Malouda preferoi të mos vazhdonte në këtë rrugë. Pasi u tërhoq, u përpoq të depërtonte në pankinë duke u bërë trajner i fitnesit të Cyrih, por përvoja zgjati vetëm një muaj, sepse ish-futbollisti e kuptoi menjëherë se nuk ishte i prerë për atë rol. Kësisoji, ia filloi nga e para në pyllin tropikal të vendit të tij.

Ndryshimi ishte rrënjësor dhe i papritur. Askush nuk do ta kishte imagjinuar ndonjëherë se Malouda mund të largohej plotësisht nga bota e futbollit për t’u kthyer në shtëpi, në një organizatë ushtarake. Një ndryshim i papritur që e shtyu atë të linte gjithçka futbollistike pas krahëve.

Në karrierën e tij, ish-lojtari mbahet mend mbi të gjitha për përvojën shumë të gjatë në Chelsea, e cila përfundoi me fitoren e Ligës së parë historike të Kampionëve. Arritje e rëndësishme, e cila megjithatë nuk e shtyu të imagjinonte një të ardhme në stol apo si komentator sportiv televiziv; rrugë të cilat i kanë ndërmarrë shumë kolegë të vjetër.

Florent Malouda u kthye në Guiana Franceze, një departament jashtë shtetit të Republikës Franceze, për t’u bashkuar me Regjimentin e 3-të të Këmbësorisë Pyjore. Në rrjetet sociale ka postuar së fundmi disa foto të stërvitjes dhe ditëve të tij të para në këtë rol të ri.

Puna e re do ta lejojë të organizojë ekskursione përgjatë lumit, të flejë në tenda dhe të edukojë më të rinjtë, duke çuar përpara vlerat e institucionit ushtarak edhe pa qenë ushtar i plotë. Do të ketë sfida të rëndësishme përpara tij, këtë herë larg fushës, për të ndihmuar komunitetet më të varfra vendore të dalin nga vështirësitë.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm