E shtunë, 7 Shtator, 2024
27.8 C
Skopje

Jo me amendamente siç kërkon VLEN-i, VMRO-ja do ta luftojë korrupsionin me ligjet e tanishme

Koalicioni VLEN nuk mori mbështetje nga VMRO-DPMNE për idenë për ndryshimin e Kushtetutës për luftë kundër korrupsinit të lartë

 

Nga VLEN paraprakisht publikuan se kanë përgatitur amendamente kushtetuese me të cilat ndryshohet pjesa e retroaktivitetit të ligjeve, kështu që do të mundeshin nga fillimi të shqyrtohen të gjithë lëndët e deritanishme gjyqësore në të cilat janë përfshirë politikanë.

Njëkohësisht nga VLEN parashohin që veprat penale eventuale të funksionarëve të mos mund të vjetërsohen dhe të rritet përfshirja e konfiskimit të pronës së përvetësuar në mënyrë të paligjshme.

Nga VMRO-DPMNE u përgjigjën se do ta luftojnë korrupsionin me ligjet ekzistuese dhe paralajmëruan se së shpejti do të fillojnë me zbardhjen e rasteve.

Artikuj të ngjajshëm