E shtunë, 15 Mars, 2025
20.8 C
Skopje

Jo vetëm Arnold, Ancelotti kërkon edhe mesfushorin e Liverpool

Largimi i Toni Kroos dhe largimi në fund të sezonit i Luka Modric janë dy arsyet pse Real Madrid ka nisur të mendojë për një investim të madh në mesfushë.

Carlo Ancelotti ka informuar klubin se në verë nevojitet një blerje e zgjuar dhe afatgjatë. Drejtuesit madrilenë kanë shqyrtuar disa emra dhe i përzgjedhuri është Dominik Szoboszlai.

Mesfushori po shkëlqen këtë sezon te Liverpool dhe ka oferta nga klube të ndryshme, pavarësisht se duket thuajse e pamundur që klubi i kuq ta lëshojë.

Ai vlerësohet 90 mln euro, shifër që Real Madrid është gati ta paguajë.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm