E premte, 18 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

Jo vetëm Mbappe, Real bën gati 150 milionë euro për yllin e radhës

Real Madrid ka siguruar shërbimet e Kylian Mbappe për sezonin e ardhshëm dhe duket se ata kanë një tjetër yll në listën e tyre për vitin 2025.

Fituesit e Champions League dhe La Liga do të kenë Mbappe, Jude Bellingham, Rodrygo dhe Vinicius Jr në të njëjtën skuadër sezonin e ardhshëm.

Një tjetër bonus për skuadrën e Carlo Ancelottit është se për shkak se Mbappe-së po i vinte fundi i kontratës së tij me PSG-në, ai do të kalojë në Spanjë me kosto zero për sa i takon kartonit.

Kjo do të thotë se Real mund të ndajë fonde për blerjet e ardhshme diku tjetër në skuadër, qoftë këtë verë ose verën e ardhshme.

Dhe duket se skuadra spanjolle e ka vënë syrin te një prej fituesve të fundit të titullit të Bundesligës së Bayer Leverkusen.

Sipas BILD, Reali po konsideron nënshkrimin e Florian Wirtz me një çmim prej jo më pak se 150 milionë euro të nevojshme për të siguruar potencialisht nënshkrimin e tij.

Wirtz shënoi 18 gola dhe dha 20 asiste në 49 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, ndërsa skuadra e Xabi Alonso fitoi titullin e Bundesligas për herë të parë në historinë e klubit.

Sipas raportit të BILD, Reali thuhet se ka ‘shansin më të mirë’ për të marrë gjermanin në vitin 2025, kontrata e të cilit me Leverkusen zgjat deri në vitin 2027 dhe mendohet se nuk ka klauzolë lirimi.

Mund të mos ndodhë këtë verë, por Reali mund të shpenzojë shumë verën e ardhshme për të marrë Wirtz në Spanjë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm