E hënë, 16 Qershor, 2025
28.8 C
Skopje

Johanna, gruaja që trashëgoi pikturat e Van Gogut

E veja e këtij të fundit, Johanna van Gogh-Bonger, e trashëgoi koleksionin e madh të pikturave, vizatimeve dhe letrave të Vincent-it. Që atëherë, ajo e filloi misionin e saj për të promovuar punën e Van Gogh-ut, kryesisht duke i huazuar ato për ekspozitat e ndryshme. Për të treguar historinë e jetës së tij, në vitin 1914 ajo e botoi një përmbledhje të poezive të tij, dhe në vitin e njëjtë, ajo i transferoi mbetjet mortore të bashkëshortit të saj pranë varrit të Van Gogh-ut në Francë

Vincent van Gogh, ishte një piktor post-impresionist me prejardhje holandeze dhe është një prej piktorëve më të mëdhenj post-impresionist, si dhe një prej piktorëve më të vlerësuar në përgjithësi. Ai ishte i biri i një prifti protestant, e madje edhe ai vet ishte predikues për një kohë. Veprat e tij dallohen për bukurinë e tyre të ashpër, sinqeritetin emocional dhe ngjyrat e guximshme. Në vijim mund t’i lexoni disa fakte interesante për të. Viti më i lumtur i jetës së tij ishte viti 1873, kur ai jetoi në Londër. Asokohe fitonte mirë si dhe u njoftua me Eugénie Loyer, me të cilën u dashurua. Për më pak se 10 vjet ai i pikturoi gati 900 piktura.

Ai i shkroi edhe po aq letra, të cilat më së shumti ishin për vëllain e tij Theo. Gjatë jetës së tij ai e shiti vetëm një pikturë: Vreshta e Kuqe (The Red Vineyard). Edhe pse thuhet se ai e ka prerë veshin e tij, Van Gogh, në fakt, e ka prerë vetëm pjesën e poshtme të laprës së veshit. Arsyeja nuk ishte dashuria, por një zënkë me mikun e tij Paul Gauguin. Ai e përjetësoi plagën e tij me një autoportret në të cilin shihet fasha në veshin e tij. Pas krizës nervore, ai me vetë dëshirë u shtrua në një institucion në Francë, në vitin 1888. Gjatë kësaj kohe ai e krijoi edhe kryeveprën e tij: “Nata me Yje”.

SEKRETET

“Nata me Yje” vepra artistike e vitit 1889 nga piktori holandez Vincent van Gogh, sipas shkencëtarëve është jashtëzakonisht në përputhje me parimet astronomike të qiellit tonë. Çka lë të nënkuptohet ose më saktë të aludohet se piktori ishte shumë përpara mendjeve shkencore të shekullit të 19-të. Furçat e bojës së Van Gogh-ut duket se llogaritën pikat e rrjedhjes së barabartë të ajrit, të njohura si turbulenca, që do të shkaktonin ndryshime në pamjen vizuale të qiellit të natës. E çuditshme, por edhe e mrekullueshme në të njëjtën kohë se si ai kishte pikturuar veprën e gjallë të dritës së qiellit në një studio pa dritë. Studimi i botuar në “Physics of Fluids”, ka identifikuar atë që shkencëtarët e përshkruajnë si një “turbulencë të fshehur” brenda stilit yjor të Vincent van Gogh.

Artisti duket se ka kompensuar për parimet në dinamikën e lëngjeve që nuk u shfaqën për pothuajse 100 vjet më vonë, siç është një shkallë për lëvizjet e energjisë ajrore të projektuar nga matematicieni George Batchelor në 1959. Një vit më parë autorët e studimit ekzaminuan lloje të ndryshme të goditjeve të penelit në telajo, në rrethana të ngjashme si gjethet që fluturojnë në erë për të klasifikuar kushtet atmosferike të erës si forma dhe energjia e saj. Faktorë të tjerë në lidhje me shkëlqimin brenda ngjyrave të ndryshme të bojës u ekzaminuan gjithashtu në lidhje me energjinë e lëvizjes. Ajo që shkencëtarët mësuar nga vështrimi i 14 formave rrotulluese të “Nata me Yje”, ishte se piktori kishte një lidhje të çuditshme me lëvizjen e tokës dhe qiellit tonë natyror.

KRIZAT

Vincent shkon në Bruksel dhe frekuenton shkollën e artit, ku njihet me shumë piktorë dhe duke u bërë në vitin 1880 mik i piktorit Anton van Rappard. Në këtë periudhë realizon kopje të veprave të Jean-François Millet. Në vitin 1881 dashurohet me kushërirën Kate, vejushë prej pak kohësh dhe me një fëmijë, po pa arritur të ketë një lidhje me të. Pas një kërkese për martesë, ai merr refuzimin e saj. I dëshpëruar Van Gogh djeg njërën dorë në flakën e një llambe duke kërkuar të tregojë forcën e dashurisë së tij. Duke refuzuar edhe një herë tjetër një ndihmë ekonomike nga prindërit e tij, Van Gogh riniset për në Aja, ku merr leksione pikture nga piktori Anton Mauve, por edhe me të marrëdhëniet shkatërrohen, sepse Vincent nuk kishte dëshirë të punonte me gips.

Më pas i duhet të lërë Parisin dhe të transferohet në Arles, ku gjen një shtëpi dhe vendos të pikturojë fasadat e verdha.

Në qytetin francez pikturon mes të tjerash disa prej kryeveprave të tij kryesore që karakterizohen nga ngjyra të shndritshme plot jetë ndër të cilat “Vazoja me 12 luledielli”, “Ura e Langlois”, “Kafja e natës” dhe “Shtëpia e verdhë”. Pikërisht gjatë qëndrimit në Arles ndodh një nga episodet më të diskutuara dhe dramatike të jetës së Van Gogh. Natën e 23 dhjetorit piktori pret veshin e majtë dhe e çon në një shtëpi publike, për t’ia dhuruar një prostitute me të cilën ishte dashuruar. Ndërkohë shtrohet në spital me diagnozën e epilepsisë, alkoolizmit dhe skizofrenisë dhe pikturon “Autoportretin” me veshin e fashuar. Që nga ai moment Van Gogh do të ketë gjithmonë e më shumë kriza halucinacionesh dhe do të shtrohet herë pas here në spital për t’u kuruar nga sëmundjet mendore. Në këtë periudhë pikturon “Iris” dhe “Pemët e qiparisit”.

VETËVRASJA

Pas krizës së fundit kurohet në maj të 1890-ës në Auverssur-Olse. Këtu njihet me mjekun-piktor që e kuron, Paul Gachet, të cilin e portretizon në një pikturë shumë të famshme. Pikturat e kësaj periudhe përshkohen nga një ndjenjë e fortë depresioni. Ndjeshmëria e tij e lë të plagosur pas çdo vështrimi dhe komenti, që njerëzit nuk ua kursejnë kurrë personave të çuditshëm. Më 27 korrik 1890 shkon tek çifti i pronarëve të hanit ku jetonte. Ndihej shumë keq dhe u tregon se ishte qëlluar me një revolver nga një fshat aty pranë varrezave në Auvers-sur-Oise, ndërsa pikturonte veprën e tij të fundit. Më 27 korrik 1890 ai e qëlloi veten me armë. Dy ditë më vonë, ai vdiq nga infeksioni i plagës. Në janar të vitit 1891, gjashtë muaj pas vdekjes së Van Gogh-ut, vdiq edhe vëllai i tij Theo.

E veja e këtij të fundit, Johanna van Gogh-Bonger, e trashëgoi koleksionin e madh të pikturave, vizatimeve dhe letrave të Vincent-it. Që atëherë, ajo e filloi misionin e saj për të promovuar punën e Van Gogh-ut, kryesisht duke i huazuar ato për ekspozitat e ndryshme. Për të treguar historinë e jetës së tij, në vitin 1914 ajo e botoi një përmbledhje të poezive të tij, dhe në vitin e njëjtë, ajo i transferoi mbetjet mortore të bashkëshortit të saj pranë varrit të Van Gogh-ut në Francë. Pas vdekjes së Johanna-së, i biri i saj Vincent Vincent Willem van Gogh i trashëgoi veprat e xhaxhait të tij dhe në vitin 1973 e themeloi në Amsterdam Muzeun e Van Gogh-ut.

THËNIET MË TË NJOHURA TË VINCENT VAN GOGH

– Të vuash pa u ankuar është i vetmi mësim që duhet të marrim në këtë jetë.

– Peshkatarët e dinë që deti është i rrezikshëm dhe stuhia e tmerrshme, por ata kurrë nuk i kanë parë këto rreziqe si arsye të mjaftueshme për të qëndruar në breg.

– Është mirë të duash shumë gjëra, sepse aty qëndron forca e vërtetë, dhe kushdo që do shumë bën shumë, dhe mund të arrijë shumë, dhe ajo që bëhet në dashuri bëhet mirë.

– Unë ëndërroj pikturën time dhe pikturoj ëndrrën time.

– Jini të vetëdijshëm për yjet dhe pafundësinë në lartësi. Atëherë jeta duket pothuajse një magjepsje.

– Nuk ka asgjë më artistike sesa të duash njerëzit.

– Një zjarr i madh digjet brenda meje, por askush nuk ndalet për tu ngrohur në të, dhe kalimtarët shohin vetëm një shfryrje tymi.

– Unë nuk di asgjë me siguri, por të shoh yjet më bën të ëndërroj.

– Normaliteti është një rrugë e shtruar: është e rehatshme të ecësh, por asnjë lule nuk rritet në të.

– Nëse dëgjon një zë brenda që thotë se nuk mund të pikturosh, atëherë me çdo kusht pikturo dhe ai zë do të heshtet.

– Kam vënë zemrën dhe shpirtin tim në punën time dhe kam humbur mendjen në këtë proces.

– Shpesh mendoj se nata është më e gjallë dhe më e ngjyrosur se dita.

– Cila do të ishte jeta nëse nuk do të kishim guximin të provonim diçka? Nëse një gjë ia vlen për më vonë atëherë ia vlen edhe për tani. Sepse gruri është grurë, edhe nëse njerëzit mendojnë se është një bar në fillim.

– Jam duke kërkuar, po përpiqem, jam i përfshirë në të me gjithë zemrën time.

– Arti shërben për të ngushëlluar ata që janë të thyer nga jeta.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm