E shtunë, 17 Maj, 2025
16.3 C
Skopje

Joseph Parker fiton duelin me Bakole dhe mbron titullin e përkohshëm në WBO

Boksieri neo-zelandez Joseph Parker fitoi duelin ndaj kongolezit Martin Bakole me “KO Teknik” në raundin e dytë, sfidë e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite. Sukses që i dha mundësi Parker të mbrojë titullin e përkohshëm në kategorinë WBO në peshën e rëndë.

Ai duhej të përballej me britanikun Daniel Dubois dhe sfida do të zhvillohej për titullin kampion bote të kategorisë IBF, por britaniku i sëmurë u tërhoq nga sfida 48 orë para zhvillimit ntë tij. Vendin e tij e zuri Bakole (21 fitore e 2 humbje në karrierë), që u dorëzua shpejt.

Një përballje pa shumë emocione, dominuar nga Parker (36 fitore e 3 humbje në karrierë), që ishte shumë më lart se rivali. Goditjet e tij e hodhën shpejt KO rivalin kongolez, që nuk ishte në gjendje të rivalizonte edhe për shkak të mbipeshës, duke e merituar fitoren.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm