E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Ju njohim me 14-vjeçarin që ka shpikur sapunin kundër kancerit të lëkurës! (FOTO)

Një risi mbresëlënëse u prezantua së fundmi në “Young Scientist Challenge”. 14-vjeçari Heman Bekele krijoi një sapun me përbërës kundër melanomas, kancerit të lëkurës gjë për të cilën u nderua me çmimin e parë dhe 25 mijë dollarë. Bekele ka lindur në Etiopi dhe ka emigruar në SHBA bashkë me familjen kur ishte 4-vjeç. Që i vogël ai ishte i dhënë pas shkencës. Ai u shpreh se: “Krijoja programe lojërash, më pëlqente shumë”.

Por si e krijoi sapunin? 14-vjeçari shprehet ndër të tjera se: “I kam studiuar shumë mirë kimikatet dhe jam përpjekur mos t’i përdor. E veçanta e këtij sapuni është se nëse hidhet në treg, do ketë një çmim tejet të përballueshëm”.

Bekele shton se sapuni kurativ i lindi si ide kur dëgjonte për problemet e shumta që kishin njerëzit gjatë verës me rrezet e diellit, apo rastet kur diagnostikoheshin me kancer lëkure vetëm si pasojë e ekspozimit ndaj solucioneve të gabuara. Heman ka siguruar tashmë një ‘patentë’ për sapunin e tij, i cili tani është në pritje të miratimit të FDA, në mënyrë që, nëse gjithçka shkon mirë, mund të dalë në treg në vitin 2025.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm