Julian Alvarez është që nga 12 gushti sulmuesi i ri i Atletico Madridit. Argjentinasi i ardhur përgjithmonë nga Manchester City ka dhënë intervistën e tij të parë si “Colchonero”, direkt për kanalet zyrtare të klubit spanjoll: “Jam shumë i lumtur, shumë i emocionuar që ndodhem këtu. Ka mbetur i befasuar sa mirë më pritën në qytet dhe në klub. E di se tifozët kanë pritshmëri shumë të mëdha karshi meje”.
Sa këmbënguli Atletico Madridi?
Shumë, më deshi me të vërtetë dhe kaloi pengesa të rëndësishme financiare. Që në momentin e parë që mora shumë mesazhe nga tifozët e kuptova ku po vija, më pritën në aeroport, në klinikë mjekësore, jashtë stadiumit… Është shumë bukur dhe tani është radha ime ta kthej gjithçka me futboll në fushë.
A keni marrë mesazhe nga lojtarët e Atletico Madridit?
Nga Antoine (Griezmann) dhe Giuliano (Simeone). Ata ishin të parët që më dërguan shumë mesazhe, pothuajse çdo ditë. Paul dhe Nahuel Molina ishin gjithashtu shumë të vëmendshëm ndaj këtij operacioni.
Çfarë mund t’i ofroni ekipit?
Unë përpiqem të jap maksimumin. Shpresoj të gjej sa më shpejt versionin tim më të mirë si futbollist. Do të bëj gjithçka që ta ndihmoj skuadrën të fitojë, që Atletico Madridi të jetë në krye.
Marrëdhëniet me familjen e Simeone…
Kam një marrëdhënie të mirë me të gjithë familjen e Simeone… Me Gianluca kam luajtur për një periudhë te rezervat e River Plate, me Giovanni në ekipin kombëtar dhe tani, në Olimpiadë, me Giuliano. Kam takuar ‘Cholitos’ të ndryshëm, por tani do të punoj me të madhin Cholo. Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë, le të shpresojmë që të vijnë gjëra sa më pozitive.