E premte, 18 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

JUVENTUSI KONTAKTON TOLISSON

Corentin Tolisso ka përfunduar në radarët e Juventusit dhe klubi italian ka nisur kontaktet me lojtarin, të cilin dëshiron ta bind për t’u transferuar në Torino.

Sipas medieve franceze, ‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme për t’i ofruar një pagë dyfish më të lartë sesa që Tolisso merr te Lyoni vetëm për t’i treguar atij dëshirën që ka për ta pasur në ekip.

Juve pati shprehur interesim për 22-vjeçarin edhe gjatë verës që kemi lënë pas, por përpjekjet e tyre ishin refuzuar nga Lyoni.

Tolisso ka një kontratë deri më 2020 me gjigantin francez, por një ofertë e majme nga Juventusi mund ta bind Lyonin që ta lejojë largimin e lojtarit.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm